fbpx
Aktualitet dhe Lajme

Kontrolle intensive nga ‘Rrugorja’, Baka ngre alarmin: Qarkullimi rrugor në nivele shqetësuese

Share

Në një bilanc të javës së shkuar, policia rrugore deklaroi se ka kryer kontrolle intensive kundër shkeljes së rregullave të qarkullimit ku janë pezulluar 162 leje drejtimi për shpejtësi tej normave, alkool e celular në timon.

Lidhur me këtë Gerhard Baka specialist i qarkullimit rrugor, i ftuar në një studio televizive, u shpreh se krahas gjobave ka nisur dhe aplikimi i uljes së pikëve në lejet e drejtimit, ku bëri me dije se për drejtuesit që konstatohen me celularë u hiqen 6 pikë.

Ai tha se niveli i qarkullimit rrugor është në nivele shqetësuese, ndërsa theksoi se të gjitha shërbimet do të jenë në funksion të mbarëvajtjes së trafikut.

“Kryesisht janë shkelje për përdorim alkooli dhe përdorimi i celularit. Duhet të rikujtojmë se me ndryshimet e reja të kodit rrugor dhe përdorimi i celularit përveç gjobës në vlerë monetare ka dhe ulje pikësh dhe duhet ritheksuar se është një fenomen që po na ndodh shpesh kohët e fundit ku drejtuesve u janë ezauruar pikët e lejes së drejtimit duke ja hequr këtë leje dhe shkojnë sërish në ri testim.

Nëse konstatohet me celularë në timon, shoferit i zbriten 6 pikë. Në momentin që mendon se ke paguar dyfishin e gjobave pikët do hiqen nga leja e drejtimit.”

Sa i përket arrestimeve Baka tha se janë rastet e atyre që kanë konsumuar alkool, të pa pajisur me leje drejtimi, nëse përfshihen në ngjarje rrugore kur ka të lënduar dhe në rastin kur largohesh nga vendi i aksidentit.

“Qarkullimi rrugor është në nivele shqetësuese sa i përket respektimit të rregullave dhe jo vetëm nga drejtuesit e mjeteve. Edhe gjatë sezonit veror kemi qenë në gatishmëri të plotë. Kryesisht masat e shpejtësisë matëse radar janë automatike, dhe mjeteve inteligjente për të konstatuar shkeljet, por duke qenë se këtë javë ishim të fokusuar në funksion të mbarëvajtjes së fillimit të procesit mësimor janë vendosur nga punonjësit.

Sa i përket trafikut brenda unazës së qytetit ne kemi inkurajuar dhe apeluar kryesisht për prindërit që të zgjedhin mjete alternative për të dërguar fëmijët në shkollë në mënyrë që të shmangin fluksin e makinave private. Policia rrugore do vijojë të jetë prezente në shumë shkolla dhe gjimnaze.”




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button