Kompania me numrin më të lartë të Bitcoin në posedim vijon zgjerimin e portofolit të saj
Firma e softuerit Micro Strategy bleu Bitcoin me vlerë 1.11 miliardë dollarë gjatë periudhës 6 Gusht – 12 Shtator duke dërguar totalin e Bitcoin që posedon në 9.45 miliardë dollarë.
Aprovimin e ETF-ve Bitcoin nga Komisioni i Bursave dhe Letrave me Vlerë në SHBA në janar së bashku me mbështetjen e Wall Street dhe figurave si Elon Musk e kanë sjellë asetin virtual më pranë adoptimit se kurrë më parë.
Analistët thanë se blerja e bitcoin nga MicroStrategy ka forcuar edhe vetë aksionet e kompanisë. Ky i fundit filloi të blinte Bitcoin në 2020-ën ndërsa të ardhurat nga biznesi i softuerit filluan të binin ndërsa sot është mbajtësi më i madh korporativ i kriptomonedhës.
Në fund të 2023 kishte 190 mijë bitcoin dhe ka lënë të kuptohet se do të vijojë të investojë. Gjatë periudhës 6 Gusht deri më 12 Shtator ka blerë 18,300 bitcoin.
Kompania dhe filialet e saj mbajnë 244,800 bitcoin dhe mesatarisht janë blerë në 38,585 dollarë. /PCWorld Albanian
Dy platforma të sigurta ku ju mund të bëni investimet tuaja në kriptomonedha janë Binance dhe cex.io. Këto dy platforma pranojnë pagesa edhe nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.