Aktualitet dhe Lajme

Klos/Makina del nga rruga dhe bie 100 metra ne humnere, plagosen dy turistët francezë

jë aksident i frikshëm ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën e Arbrit në afërsi të Klosit.

Një makinë qe perdoret per garat “Rally” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në gremine

Si pasojë e këtij aksidenti janë plagosur dy turistë francezë, të cilat janë transportuar  në spital. Nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Kanë qenë banorët e fshatit ata që i kanë nxjerrë turistët nga makina dhe i kanë dërguar drejt spitalit të  Traumës në Tiranë.

Njoftimi i policisë

Klos/informacion paraprak

Në fshatin Xibër Hane, bashkia Klos, një automjet i garave “Rally”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë lënduar shtetasit E.U., dhe A.I., (shtetas francez), të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të daljes nga rruga të automjetit


Huazuar nga MatTv

Back to top button