Aktualitet dhe Lajme

Kllobçishti, fshati që emigroi në “Itali”

Kllobçishti është një ndër fshatrat më piktoresk të Maqellarës në bashkinë Dibrër. I vendosur në kufi me Maqedoninë e Veriut, ky fshat ka resurse të mëdha për zhvillimin e agro-kulturës e sektorëve të tjerë të bujqësisë. Por ashtu siç shumë fshatra të tjerë, edhe Kllobçishti nuk i ka shpëtuar largimit masiv të banorëve. i vetmi që takuam është Lutfi Tafçiu. Sipas tij, fshati është braktisur nga mungesa e punës dhe shërbimet e tjera që politika 30 vjeçare nuk i ka ofruar. Lutfi Tafçiu fajëson gjithë klasën politike shqiptare në këto 33 vite tranzicion, pasi nuk kanë bërë asgjë për të mbajtur gjallë fshatin. Mungesa e ujit vaditës, atij të pijshëm dhe rrugëve të asfaltuara ka bërë që banorët të largohen masivisht. I moshuari shton se veprat e ndërtuara para viteve 90-të, që i shërbenin bujqësisë, janë shkatërruar të gjitha.

  Nga ana tjetër, Lutfi Tafçiu shprehet se të gjitha fajet janë të klasës politike e cila mendon vetëm për veten e saj e jo për popullin.


Huazuar nga MatTv

Back to top button