Aktualitet dhe Lajme

“Jeni pak republikë më vete nga mendja”, Rama me himariotët: Ca me Tiranën e ca me Athinën? Lodra politike me zemrat tuaja…

Share

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Himarë, ku ndau tituj të tjerë pronësie si pjesë e procesit të përmbylljes së hipotekimit të shtëpive të trashëguara.

Por gjatë fjalës së tij para himariotëve, kryeministri u ndal edhe tek situata e krijuar në Himarë, si pasojë e çështjes “Belerit”.

Ai theksoi se nuk ekziston dhe nuk do të ketë asnjë ndasi mes himariotëve dhe kush jeton në Himarë është pjesë e Shqipërisë dhe qytetar me të drejta të barabarta, siç ndodh me çdo zonë tjetër të Shqipërisë.

Kryeministri theksoi se në Himarë duhet të lulëzojë jeta ndër gjenerata dhe jo ndasitë që sipas tij janë produkt i lojërave politike.

“Unë kur nuk e kam menduar se do ta jetoja ditën ku Himarën do e ndanin disa njerëz në tanët dhe të atyre. Himariotët kanë qenë historikisht himariotë në radhë të parë, madje i kanë thënë vetes aq shumë himariotë sa donin të bënin dhe republikë të veten, se janë edhe pak republikë në vete nga mendja, kshuqë donin të bënin republikë më vete. Si na qenka kjo kështu që që Himara ca qenkan me Tiranën e ca me Athinën, çfarë hynë këto këtu. Këto janë pjesë e lodrave politike me mendjet e zemrat e njerëzve, Himara është e himariotëve”, tha ai. “Sido që ta quajnë veten për nga origjina emrin e kanë himariotë dhe Himara si Tropoja, si Gjirokastra, si Durrësi, është Shqipëri dhe të gjithë ata që jetojnë në Himarë janë shqiptarë me të drejta të barabarta”, shtoi ai.

Arrestimi i kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, ka shkaktuar tension diplomatik mes Athinës e Tiranës, pasi pala greke ka kërkuar vazhdimit lirimin e tij.


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button