fbpx
Aktualitet dhe Lajme

Japoni – Princi Hisahito bëhet mashkulli i parë “mbretëror” në 4 dekada

Share

Familja mbretërore e Japonisë ka njoftuar se Princi Hisahito ka mbushur 18 vjeç, duke u bërë mashkulli i parë mbretëror në gati katër dekada që arrin në moshë të pjekurisë.

Ky duket se është një zhvillim me rëndësi për familjen që ka sunduar prej gati një mijëvjeçari por ashtu si pjesa tjetër e vendit, përballet me probleme të plakjes e reduktimit të popullatës.

Hisahito, i cili një ditë pritet të bëhet perandor, është nipi i perandorit japonez Naruhito. Babai tij, princi i kurorës Akishino, e ka bërë këtë në vitin 1985.

Hisahito është më i riu i familjes perandorake me 17-anëtarë, që ka aktualisht vetëm katër burra.

Statusi tij si trashëgimtar duket se është problem për sistemin që nuk lejon perandoresha femra prandaj qeveria po përpiqet të ndërhyjë për ta ndryshuar.

Ligji konservator i familjes mbretërore daton prej 1947 dhe lejon vetëm meshkujt të kalojnë në fron, ndërsa femrat që martohen jashtë familjes humbasin statusin e tyre mbretëror.

Kushërira e tij më e madhe Princesha Aiko, i vetmi fëmijë i Naruhito dhe gruas së tij Masako, konsiderohet si favorite nga publiku. Por ligjet aktuale ndalojnë që ajo të marrë këtë rol.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button