Aktualitet dhe LajmePërditshmëriPersonalitetePolitikëShqipëria

“Jam Ilir Meta o super budallenj”, presidenti nuk përmbahet: (VIDEO)

Share

Presidenti Ilir Meta teksa ka qenë në një konferencë për mediat, ka ngitur tonet duke hedhur akuza të drejtëpërdrejta ndaj qeverisë dhe kryedemokratit Basha.

Komentet Meta i bëri në konferencën për median ku njoftoi se ka firmosur kallëzimin penal kundër Kuvendit për falsifikim dokumentesh.

Ishte pyetja nëse do lironte zyrën e presidentit nëse gjykata Kushtetuese e shkarkonte, ajo që nervozoi së tepërmi Metën.

“Nuk do të ketë asnjë bravë shtesë në institucionin e presidentit. Nuk do të blindohet asgjë. 24 korrik ju kam premtuar që do të bëjmë një festë së bashku pastaj.. Natyrisht populli i 2 marsit është shtuar shumë gjatë kësaj kohe sidomos me këto falsifikimet e fundit është shumë i irrituar por ne duhet të ruajmë vetëpërmbajtjen e cila është relative dhe dinamike, pasi nuk varet vetëm nga presidenti. Kur palët sillen normalisht presidenti sillet si danez por kur kërcënohet rendi kushtetues dhe nxitet artificialisht një konflikt si ato që kemi parë, sigurisht që presidenti do të jetë njësh me Kushtetutën e popullin shqiptar.

Ta harrojnë njëherë e përgjithmonë të gjithë ata që kanë menduar që në mënyrë mafioze, mafioze të gjithë ata rilindës vendas e ndërkombëtarë, mavi e blu, se do të varrosin defakto pluralizimin politik në Shqipëri e do të dhunojnë popullin e Shqipërisë do të dëshpërohen pa fund e do të marrin përgjigjen e merituar dhe për këtë ju jap fjalën. Jam Ilir Meta o super budallenj. Për ata. Ju jeni yje vetëm informoni drejt.”/albeu.com

Back to top button