Aktualitet dhe Lajme

Hapet Unaza e Madhe, parashikohet të lehtësojë trafikun në Tiranë

Share

Kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, morën pjesë në hapjen e Unazës së Madhe të Tiranës, një nga projektet më të mëdha infrastrukturorë në historinë e kryeqytetit.

Rama theksoi se projekti ishte finalizuar brenda afateve të premtuara dhe se hapja e Unazës do të çlirojë kryeqytetin nga trafiku dhe do të ndikojë pozitivisht në ekonomi, duke rritur vlerën e pronave dhe zhvillimin e bizneseve të reja.

Ai gjithashtu nënvizoi se Unaza e Madhe, me një gjatësi prej 29 kilometrash, lidh kryeqytetin me rrugët dalëse kombëtare dhe do të paraprijë sfidën tjetër të bypassit të Elbasanit.

Gjatë fjalës së saj, Balluku theksoi se Unaza është tashmë plotësisht e aksesueshme dhe vuri në dukje se projekti tjetër i rëndësishëm për qeverinë është realizimi i bypassit të Elbasanit.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button