Aktualitet dhe Lajme

Habit gazetari: Tre gra të njohura kanë filluar skemën e shtatzënisë për t’i shpëtuar SPAK

Share

Analisti Arjan Curri ka bërë deklarata të bujshme në ‘Top Story’, pas konfirmimit të ndarjes së çiftit Meta Kryemadhi.

Curri tha se divorci nuk është real, pro është pjesë e lojës. Ai tha se të njëjtën taktikë kanë ndjekur edhe njerëz të shoëbizz, ndërsa tha me ironi ‘nuk di nëse do bëjnë edhe këta këngë’.

“Unë po them që këta nuk e kanë divorcin real. Sa më shumë në panik të jenë, aq më e lartë loja. Divorci është pjesë e lojës. Këta ortakë kanë qenë, biznes. E kanë bërë dhe njerëz të shobiz, nuk e di a do bëjnë këngë edhe këta. Divorci është pjesë e lojës pra.

Fitojnë keqardhje, shmangie vëmendje në opinionin publik. Meta nuk ka rëndësi del fajtor apo, por ata që e ndjekin besojnë që i ka bërë ai gjërat, apo është viktimë e Monikës. Këtë strategji kanë, si të vazhdojnë lojën politike”-tha Curri.

Analisti tha se tre gra që janë nën hetim nga SPAK, janë këshilluar të ndjekin skemën e shtatzënisë për t’i shpëtuar hetimit.

“Tre gra që janë në hetim nga SPAK, janë këshilluar që të fillojnë një shtatzëni që mund t’i ndihmojnë në mbyllje të hetimit. Njëra thuhet që e ka filluar, që të thonë jam shtatzanë apo kam një fëmijë për të rritur”-u shpreh Curri në Top Story.

/a.r


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button