Aktualitet dhe Lajme

Goleadë e Gjermanisë ndaj Skocisë, “Panzerat” e nisin “zjarr” Europianin

Share

Gjermania e nisi me “këmbën e mbarë” Europianin, teksa triumfoi me goleadë 5-1 ndaj Skocisë në Mynih.

“Panzerat” ushtruan presion që në minutat e para, duke zhvendosur kundërshtarët në gjysmë-fushën e vet. Ekipi i Nagelsmann zhbllokoi ndeshjen që në minutën e dhjetë, falë një goditje të bukur të Florian Wirtz. Gjermanët dyfishuan shifrat shumë shpejt me Musialën, pas një asisti të Havertz.

Goli i 3-të mban firmën e Havertz me penallti, ndërsa në krahun tjetër Ryan Porteous, la skuadrën me një lojtar më pak në fund të fraksionit. Në pjesën e dytë  “tundën rrjetën” Fulkrug dhe Can, për të marrë kështu këtë rezultat të thellë.

3 minuta nga fundi, autogoli i Rudiger ngushtoi shifrat.  Gjermania është në një grup edhe me Hungarinë e Zvicrën.


Huazuar nga StartNews.

Back to top button