Aktualitet dhe Lajme

Gjuajti me grusht Sali Berishën në protestën e 6 dhjetorit, përfundon akti i ekspertimit për Gerti Shehun, zbardhet kërkesa e Prokurorisë

Ekspertët e mjekësisë ligjore kanë përfunduar aktin e ekspertimit për Gerti Shehun, i riu i cili grushtoi Sali Berishën gjatë protestës së 6 dhjetorit 2022.

Gazetarja Klodiana Lala bën me dije për “BalkanWeb” se sipas ekspertëve, Shehu është i papërgjegjshëm mendërisht. Për këtë arsye, prokuroria i është drejtuar gjykatës duke kërkuar që nga arrest me burg të dërgohet në spital psikiatrik për trajtim të mëtejshëm. Kujtojmë se ndaj 31-vjeçarit u ngritën dy akuza, goditje për shkak të detyrës dhe plagosje të lehtë me dashje.


Huazuar nga MatTv

Back to top button