Aktualitet dhe Lajme

Gjermania, Füllkrug i thyen dorën tifozit: “E këndova himnin në barrelë”

Share

Europiani mund të jetë një eksperiencë madhështore për shumë, por një tifoz i Gjermanisë mund të mos jetë shumë dakord. Ndeshja e parë e turneut i ka kushtuar atij, një dëmtim të pamenduar. Lajmin e tregon Bild dhe i përket pikërisht ndeshjes së parë të Euro 2024, atë që hapi evenimentin Gjermani-Skoci. Protagonist janë sulmuesi i panzerave Niclas Füllkrug dhe një tifoz.

Një histori që është një nga më të çmendurat e këtij kampionati europian. Një tifoz i Gjermanisë, Kai Flathmann, theu dorën pasi u godit aksidentalisht nga topi që erdhi nga këmbët e Niclas Füllkrug, gjatë nxemjes përpara fitores 5-1 kundër Skocisë. Një impakt i fortë, që e kapi në befasi tifozin, që e kuptoi cfarë ndodhi vetëm kur ndjeu dhimbje të forta në dorë.

Lexo më tej: Video/ Gjermania e frikshme, e nis me goleadë me Skocinë: VAR i heq një penallti e i jep një tjetër

Flathmann ishte ulur në rreshtin e parë pranë portës të premten në mbrëmje në Allianz Arena në Mynih. Qendrimi në vendin komod zgjati fare pak, madje pa nisur ende ndeshja. Tifozit iu dha menjëherë ndihma, edhe pse ai kujton: “Unë e këndova himnin në barrelë. Nuk dija nëse të qeshja apo të qaja, për fat të keq më duhej të hiqja dorë nga ëndrra ime për të ndjekur ndeshjen hapëse”. Për tifozin fatkeq, megjithatë, është duke ardhur një shpërblim i vogël, pasi do të marrë një fanellë të kombëtares dhe një mesazh nga vetë Füllkrug.





Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button