Aktualitet dhe Lajme
“Gati shqipe”, Rama publikon pamjet nga salla ku do të takohet me shqiptarët në Londër
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e diel takim me shqiptarët në Londër.
Kjo vizitë në diasporë organizohet në kuadër të turit të bashkëbisedimit, pas vendosjes të së drejtës së votës për çdo shqiptar jashtë Shqipërisë.
Përmes një postimi në Facebook, Rama ka publikuar një video nga salla ku do të zhvillojë takimin me ta, ndërsa shkruan: “Gati shqipe, ready to go! Mirëutakofshim nesër”.
Ky është takimi i radhës i kryeministrit, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste, në kuadër të turit të tij të bashkëbisedimit me diasporën dhe zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.
Rama është takuar më parë me shqiptarët që jetojnë në Greqi (dy herë), në Itali, dy vende me numrin më të lartë të emigrantëve shqiptarë, si dhe në SHBA.