Aktualitet dhe Lajme

Futja e sendeve të ndaluara në qelitë e paraburgimit/ Veliajt iu komunikua akuzë e re, zbulohet episodi që rëndoi pozitat e kryebashkiakut

Share

Këtë të enjte, SPAK i ka komunikuar kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, një akuzë të re lidhur me futjen në ambientet e paraburgimit të sendeve të ndaluara.

Gazetarja Klodiana Lala, raporton se akuza lidhet me faktin që Veliaj ka përdorur telefonin e një polici dhe ka bërë telefonata, gjatë kohës që e kanë shoqëruar për në ambientet e paraburgimit.

Fakti që telefoni është përdorur në automjetin me të cilin po transferohej kryebashkiaku, konsiderohet si futje e sendeve të huaja në ambientin e paraburgimit, pasi automjeti është nën juridiksionin e këtij të fundit.

Ditën e sotme, kryebashkiaku Erion Veliaj, ishte për një orë e 30 minuta në Prokurorinë e Posaçme , ku u pyet nga prokurorët lidhur me hetimet që po zhvillohen ndaj tij.

Kjo është hera e parë që kryebashkiaku i Tiranës, merret në pyetje pas caktimit të masës së sigurisë arrest me burg nga gjykata dhe transferimit të tij në paraburgimin e Durrësit.

Kujtojmë se; Erion Veliaj, akuzohet për veprat penale të “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, në 9 raste si dhe “pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button