Aktualitet dhe LajmeBulqizëLajme nga DibraPërditshmëriShqipëriaSport dhe Fitnes

FSHF përjashton K.F Bullqiza për 5 vite nga futbolli, reagon Lefter Alla

Share
#REAGIM pas vendimit të #FSHF në lidhje me #KFBulqiza
Ndoqëm me shqetësim vendimin e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës në Federatën Shqiptare të Futbollit për përjashtimin për 5 (pesë) sezone të njëpasnjëshme të Ekipit të Futbollit KF Bulqiza.
Që në krye të herës, dëshiroj të theksoj se unë dhe institucioni që drejtoj, Bashkia Bulqizë, distancohemi nga veprimet apo mosveprimet e individëve që akuzohen për një shkelje të tillë.
Personalisht, nga viti 2019 kur u zgjodha në krye të Bashkisë Bulqizë, kam mbështetur me të gjitha mënyrat ringritjen e KF Bulqiza, i cili falë gjithë këtij angazhimi arriti të ngrihet nga kategoria e tretë në të dytën. Riaktivizimi i KF Bulqiza ishte një lajm i mirë për të gjithë sportdashësit bulqizakë, shumë prej të cilëve e kanë shoqëruar ekipin e tyre të zemrës edhe në ndeshje të zhvilluara në qytete të tjera.
Nga komunikimet që kemi pasur deri më tani me drejtuesit e KF Bulqiza, konkretisht administratorin dhe trajnerin e ekipit, ata refuzojnë të jenë përfshirë në një aferë të tillë, të ulët për çdo profesionist dhe sportdashës, teksa e justifikojnë rezultatin e ndeshjes në fjalë me mungesën e lojtarëve kryesorë të ekipit, të cilët ishin të dëmtuar dhe kishin problem shëndetësore.
Në këto kushte, Bashkia Bulqizë do ta apelojë vendimin e FSHF, për t’i kërkuar organeve të drejtësisë një hetim më të zgjeruar mbi çështjen, me prova që argumentojnë këtë vendim.
Nëse pas këtij hetimi do të rezultojë se vendimi i Komisionit të Disiplinës dhe Etikës në FSHH është i drejtë, atëherë Bashkia Bulqizë do të marrë masa të menjëhershme ndaj personave të përfshirë në këtë akt të ulët, që përbën një sjellje të pahijshme dhe fyese ndaj çdo sportdashësi bulqizak, qofshin këta drejtues apo lojtarë të ekipit.

Theksojme se Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në FSHF ka vendosur ditën e sotme përjashtimin për pesë sezone të tre klubeve të Kategorisë së Dytë, konkretisht Bulqiza, Gramshi dhe FC Internacional Tirana dhe dënimin me dy vite të zyrtarit të ndeshjes Bulqiza-Veleçiku, Memet Koçi, për dështim në raportimin e shkeljeve të Kodit të Etikës.

Ky vendim vjen pas hetimit të nisur më datë 27 prill 2022 në lidhje me dyshimet e arsyeshme për paracaktim rezultati në ndeshjet FC Bulqiza- KSSH Veleçiku, Oriku-KF Gramshi dhe FC Internacional Tirana-Luzi 2008/mattv.al

Artikuj të ngjashëm

Back to top button