Aktualitet dhe Lajme

FOTO/ Nuk u paraqit për t’u pyetur në Komisionin e TIMS, zbulohet se ku ndodhet drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni

Share

Drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni nuk mori pjesë në Komisionin e Posaçëm të TIMS sot pasi u takua me asistentin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Scott Bray.

Mungesa e saj shkaktoi debat mes anëtarëve të maxhorancës dhe opozitës.

Hyseni zhvilloi një vizitë në selinë qendrore të NATO-s në Bruksel në të cilën realizoi një takim zyrtar me asistentin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, z. Scott Bray.

Në këtë takim u prekën çështje të rëndësishme lidhur me kontekstin e sigurisë rajonale por edhe tema mbi të ardhmen e nismave të inteligjencës të NATO-s.

Hyseni u takua edhe me Drejtoreshën e Inteligjencës Kombëtare, znj. Avril Haines, ku u theksua partneriteti mes SHBA dhe Shqipërisë, si dhe u diskutua lidhur me sfidat e përbashkëta të inteligjencës dhe sigurisë.

Gjithashtu, gjatë kësaj vizite, Hyseni ka realizuar disa takime me zyrtarë të lartë në fushën e inteligjencës dhe sigurisë së SHBA./m.j


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button