Aktualitet dhe Lajme
Flamuri shqiptar u vendos sot në zemër të Serbisë!
Sot, më 28 nëntor, në Komunën e Preshevës është vendosur flamuri shqiptar për të nderuar Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.
Dita e Flamurit u festua në Preshevë së bashku me Kosovën.
28 Nëntori është një datë historike e shenjimit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe këtë vit, kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani e kremtoi këtë ditë me krenari dhe respekt.
Ky veprim ka ngjallur reagime të shumta ku shumë shqiptarë e vlerësojnë pafund gjestin e Sinanit për vendosjen e flamurit në zemër të Serbisë.
@tvshenja 🎥 Vendoset #flamuri #shqiptar në Komunën e Preshevës‼️ #TvShenja #28Nëntori #shqiptaretneperbote🇦🇱🌍 #presheva