Fermeri nga Gjoricë, po na dëmton cilësia e dobët e farërave

Parcelat me grurë në fshatin Gjoricë e Poshtme në Bulqizë janë të mbushuara me lulëkuqe dhe barëra të tjera të këqinj që ndikojnë direkt në rendimentin e prodhimit. Banorët e këtij fshati thonë se shkak kryesor është cilësia e farërave të cilat janë të pakontrolluara dhe përmbajnë elemente që dëmtojnë kulturat bujqësore apo ulin rendimentin e prodhimit. Arif Grrana thotë se e njëjta situatë është çdo vit pasi jo vetëm tek gruri, por edhe tek kulturat e tjera bujqësore, nuk ka garanci tek farërat.
Por jo vetëm tek gruri, bujku Arif Grrana thotë se problem ka edhe tek kulturat e tjera tek misri, patatja etj.
Bujqërit kërkojnë më shumë angazhim të strukturave shtetërore në bujqësi, qoftë në kontrollin e farërave e qoftë në këshillimin e fermerëve për problemet që ka sektori i bujqësisë.
Huazuar nga MatTv