Aktualitet dhe Lajme

Elon Musk i futet politikës, i ofrohet rol kyç në administratën e re të Trump

Share

Elon Musk ka marrë pjesë në një telefonatë mes presidentit të zgjedhur të SHBA, Donald Trump, dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, vetëm një ditë pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale.

Sipas një burimi për mediat e huaja, Trump dhe Musk ishin bashkë kur Zelensky telefonoi për ta përgëzuar për fitoren. Gjatë bisedës, Zelensky falënderoi Musk për mbështetjen e tij përmes rrjetit Starlink, që ka ndihmuar Ukrainën të ruajë komunikimet në luftën kundër Rusisë. Telefonata zgjati rreth shtatë minuta dhe, sipas burimit politika nuk ishte në fokusin e diskutimeve.

Nga ana tjetër, Trump ka përmendur idenë e krijimit të një komiteti për të rritur efikasitetin e qeverisë, me Musk si drejtues të tij. Ky komitet do të ketë për qëllim uljen e shpenzimeve federale dhe përmirësimin e funksionimit të qeverisë, një nismë që mund të ndikojë në sektorët ku Musk operon, përfshirë automjetet elektrike dhe eksplorimin e hapësirës.

Gjithashtu, Musk ka mbështetur publikisht fushatën e Trump, duke organizuar ngjarje në shtete të rëndësishme dhe duke promovuar kandidaturën e tij në platformën sociale X, që është nën pronësinë e tij.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button