Aktualitet dhe Lajme

E RËNDË/ Zyrtari i gjigantit europianit GODITET me thikë, gjendet në shtëpi pa ndjenja

Share

Nuk kanë fund telashet për futbollistët që jetojnë në Francë. Pasi u raportua se apartamenti i Kvicha Kvaratskhelia u grabit para pak netësh, një ish-lojtar i Montpellier ka hasur probleme konkrete.

Bëhet fjalë për Daniel Congre i cili është gjetur pa ndjenja me një plagë të rëndë. Siç raporton “L’Equipe”, ish-futbollisti ka marrë një goditje me thikë pranë zemrës, ku u gjet në shtëpinë e tij pa ndjenja.

Por fatmirësisht, gjendja e 40-vjeçarit është tashmë e stabilizuar pas asaj goditjeje të rëndë. Hetimet policore në Francë për të gjetur autorët po vazhdojnë. Kujtojmë se Daniel Congre është koordinator sportiv tek Olympique Lyon.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button