Aktualitet dhe Lajme

E kishin zili për suksesin në xhudo, vdes tragjikisht 11-vjeçari në Rusi, u dogj për së gjalli nga shokët

Share

Një  11-vjeçar ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike në Rusi, kur një grup fëmijësh të moshave 13 deri në 15 vjeç e mbyllën në një kasolle dhe e dogjën për së gjalli.

Viktima ishte atlet në sportin e xhudos. Daily Mail raporton se shkaku që çoi adoleshentët në krimin makabër, ishte zilia që kishin për suksesin që 11-vjeçari po korrte në fushën e sportit.

Autoritetet vendase bëjnë me dije se grupi i të miturve kyçën viktimën, Albert Umbetyarov, në një kasolle në lagjen Dubovaya Roschcha të Moskës pas një debati të ashpër që patën mes tyre.

Një dëshmitar ocular tha se “autorët përdorën shkopinj dhe rrahën 11-vjeçarin duke e lënë pa ndjenja përpara se ta mbyllnin në kasolle, të cilës i vunë flakën duke hedhur benzinë”./albeu.com/




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button