Aktualitet dhe Lajme

Dy ditë pasi u bë baba, Ermal Metës i grabitet shtëpia, këngëtari shqiptar mesazh hajdutëve (FOTO)

Share

Vetëm dy ditë pas ardhjes në jetë të vajzës së tij të parë, Fortuna Marie, Ermal Meta dhe partnerja e tij Chiara Sturdà janë përballur me hajdutët në shtëpinë e tyre në Itali.

Lajmin e ka bërë të ditur këngëtari me një postim në Instagram, ku në një foto shfaq xhamat e thyer në derën e përparme.

“Më kanë thyer derën në fund vetëm për të vjedhur një gjerdan”, ka shpjeguar Meta në postimin e tij.

“Po paralajmëroj hajdutët që më thyen derën sonte e më vodhën një gjerdan, se nëse kërkoni ar dhe para, mos shkoni në shtëpitë e kantautorëve! Ne nuk jemi të pasur!”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se Ermal Meta është bërë baba për herë të parë, me erdhjen në jetë të vajzës së tij, Fortuna Marie.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button