Aktualitet dhe Lajme

Dorëzohet Liverpuli, Alexander-Arnold ka zgjedhur Realin e Madridit

Share

Përpjekja e fundit, ndonëse e pasuksesshme, u bë nga drejtuesit e Liverpulit për të mbajtur Trent Alexander-Arnold në “Anfield”, por gjithçka ishte e kotë.

Sipas asaj që zbulohet nga Marca, mbrojtësi i djathtë anglez, i lindur në vitin 1998, në vend të kësaj i ka thënë ‘po’ Real Madridit për të veshur fanellën e bardhë.

Sipas gazetës spanjolle, lojtari tashmë i ka komunikuar Liverpulit vendimin e tij për t’u larguar nga Anglia, për të fluturuar në Spanjë dhe për të veshur fanellën e Realit.

Mbetet vetëm për të kuptuar nëse lojtari do të transferohet në Madrid menjëherë, gjatë merkatos të janarit, apo do të presë deri në verë.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button