Aktualitet dhe Lajme
Dita e Kurban Bajramit, besimtarët mbushin xhaminë e qytetit të Burrelit

Besimtarët myslimanë kremtuan të mërkurën një nga festat më të rëndësishme të besimit Islam, Kurban Bajramin. Në Burrel praktikantët e fesë islame e falën namazin e Kurban Bajramit në orën 6:00 për të vijuar më pas me ritet e tjera të ditës siç janë vizitat tek njëri – tjetri. Gjatë fjalës së mbajtur në hytben e Kurban Bajramit, imami i xhamisë Burrel, Anderson Marku bëri thirrje për më shumë harmoni mes njëri – tjetrit dhe devotshmëri ndaj Krijuesit të gjithësisë, duke sjellë si shembull simbolikën e Kurban Bajramit.
Pas faljes së namazit të Kurban Bajramit, besimtarët shtrënguan duart duke uruar njëri – tjetrin për më shumë begati e harmoni mes tyre.
Huazuar nga MatTv