Aktualitet dhe Lajme

Dëshmia e Alibej në GJKKO: Më ftonin të dilja nga shtëpia për të më zënë pritë, informatori im ishte…

Share

Vijon dëshmia e të penduarit të drejtësisë, Erion Alibej, në kuadër të dosjes “Plumbi i Artë”, ku ai ka rrëfyer me detaje se si përmes rrjeteve të informatorëve dhe teknologjisë shtetërore, kishte ndërtuar një skemë monitorimi për rivalët e tij në botën e krimit.

Në seancën e fundit, Alibej deklaroi se Ardian Çollaku, ishte burimi i tij më i besuar dhe përmes tij kishte mësuar për herë të parë se kush ishte Dashnor Dumani.

Ai më tregoi që vëllai i tij kishte grabitur një kambist në lagjen Kala”, tha Alibej.

Më tej, ai shtoi se kishte pasur akses në sistemin TIMS dhe e përdorte për të kontrolluar hyrje-daljet e personave që konsideronte të rrezikshëm për jetën e tij.

“Kisha hyrje-daljet, fotot dhe lëvizjet e të gjithëve — nga Çopjat te Qosja, tek Dumani”, u shpreh ai, duke shtuar se kishte filluar të humbte besimin tek institucionet e drejtësisë në Elbasan.

Ai përmendi edhe një takim të dyshimtë mes Abedin Mamës, Ardi Veliut dhe Tonin Vocajt në Elbasan, që përkoi me ndërrimet e drejtuesve të Policisë, duke nënkuptuar ndikim të paligjshëm në zinxhirin drejtues.

“Unë po kërkoja ekzekutorët e familjarëve të mi. Kam bërë vetë hetuesin, prokurorin, gjyqtarin dhe i kam vënë në dispozicion drejtësisë çdo informacion”, tha Alibej, duke nënvizuar se që pas vetëdorëzimit, personi i parë që kishte informuar ishte drejtuesi i prokurorisë Leonard Palushi.

Në paraburgim, prokurori Ridvan Suka — i cili po hetonte vrasjet e familjarëve të tij dhe çështjen e Xhoni Rustës — ishte takuar me të.

“I tregova gjithçka që dija, nuk doja luftë, sepse pas meje ishin shumë familje që shikonin vetëm mua”, përfundoi ai.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button