fbpx
Aktualitet dhe Lajme

Dënimi me një vit burg i Salianjit, Apeli: Vendimi është marrë në unanimitet

Share

Një ditë pas vendimit për të lënë në fuqi vendimin me 1 vit burg për deputetin Ervin Salianjit ka ardhur edhe reagimi i Gjykatës së Apelit. Me një reagim të shkurtër Apeli shprehet se nisur nga disa kërkesa lidhur me vendimin e djeshëm njofton se se vendimi është marrë në unanimitet.

“Përshëndetje! Nisur nga disa kërkesa lidhur me vendimin e djeshëm (çështja ndaj të pandehurve Ervin Salianji, etj), ju njoftojmë se vendimi është marrë në unanimitet”, thuhet në reagim.

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi ditën e djeshme 26 shtator 2024 vendimin për dënimin me 1 vit burg për deputetin demokrat Ervin Salianji. Salianji është dënuar së bashku me Albert Veliun, që pritet të vuaj dënimin me 10 muaj burg si dhe gazetarin Jetmir Olldashi me 100 orë punë komunitare. Apeli në vendimin e sotëm, ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë.

Shkalla e parë vendosi që Salianji të dënohet për kallëzim të rrëmë, në lidhje me një denoncim që ka bërë për vëllanë e ish-Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Agron Xhafa. Në audio-përgjimin që publikoi Salianji, thuhej se Agron Xhafa ishte pjesë e një rrjeti kriminal të trafikut të lëndëve narkotike.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button