Dëmet në bujqësi nga moti i paqëndrueshëm, ish agronomi Çeliku si ky vit ka qenë 4 dekada më parë

Dëmeve të mëdha në frutikulturë e sektorë të tjerë të bujqësisë nuk i ka shpëtuar këtë vit as fshati Kurdari në Njësinë Administrative Suç në Bashkinë e Klosit. Ky fshat njihet si hambar i prodhimeve bujqësore e kryesisht të fruti-kulturës në Mat, por në këtë sezon nuk ka thuajse asnjë prodhim me rendiment. Për ish agronomin Luftim Çeliku një situatë e ngjashme është parë 40 vite më parë, ku moti i paqëndrueshëm dëmtoi prodhimet bujqësore si tani. Por ndryshe nga sot, Çeliku thotë se në ato kohë dëmi u kompensua nga shteti. Edhe fermeri Halim Kadiu shprehet se ky vit është shumë i dobët për bujqësinë në fshatin Kurdari.
Por duke qenëse dëmi tashmë në sektorin e pemtarisë është i parikuperueshëm, banorët e Kurdarisë kërkojnë vënien në efiçencë të plotë të veprave vaditëse për kultura të tjera bujqësore. Ata shprehen se reshjet e shirave kanë qenë të pamjaftueshme për të mbjellat, ndaj kërkojnë që kanali vaditës të vihet në funksion me kapacitet të plotë. Frutikultura ka qenë më e goditura në periudhën e lulëzimit, duke bërë që thuajse asnjë pemë frutore të mos ketë prodhim këtë vit
Huazuar nga MatTv