Lajme nga DibraPërditshmëriShqipëria

“Çmendet” çmimi i druve të zjarrit në Dibër, 1 metërkub shkon deri në 7500 lekë

Ndryshe nga viti i kaluar këtë vit qytetarët e Peshkopisë po i marrin drutë e zjarrit për dimrin me dyfishin e çmimit. Nëse vitin e kaluar një metërkub dru zjarri merrej me 3500 deri në 4 mijë lekë, këtë vit çmimi ka shkuar deri në 7500 lekë për metërkub. Qytetarët e Peshkopisë shprehen se ata nuk lejohen nga policia dhe specialistët e pyjeve në Bashkinë Dibër t’i marrin privatisht, pasi i ka dhënë të drejtën një subjekti për tregtimin e druve të zjarrit. Vetë qytetarët shprehen se tek fusha e druve, një metërkub kushton deri në 75 mijë lekë të vjetra, duke e bërë çmimin të njëjtë me Tiranën.

Por ndryshe nga qytetarët, administrator i subjektit që ka të drejtën e tregtimit të druve të zjarrit, Sali Vrenezi, thotë se një metërsterë e tregton me 5300 lekë të rinj dhe jo sa thonë qytetarët, me 7500 lekë të rinj. Vrenezi tregon se lëndën drusore e siguron në Librazhd dhe transporti deri në Peshkopi kushton shumë.

Shumë bashki kanë krijuar ndërmarrjet e prodhimit të druve të zjarrit me të cilat furnizojnë institucionet shtetërore dhe qytetarët, por Bashkia Dibër ka zgjedhur që këtë tjua japë të tretëve.

Huazuar nga Mattv.al

Artikuj të ngjashëm

Back to top button