Aktualitet dhe Lajme

Çështja “Gërdeci”, jepet sot në GJKKO pretenca për Fatmir Mediun

Share

Ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të mbahet seanca, ku do të jepet pretenca ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

Mediu akuzohet për “shpërdorim detyre” dhe “për shpërdorim detyre në bashkëpunim me kuadër komandues ushtarak” lidhur me dosjen e shpërthimit në Gërdec.

Dy prokurorët që do të japin pretencën sot në orën 12:00 janë; Altin Dumani dhe Arben Kraja, njëri kreu i SPAK, tjetri paraardhësi i tij.

Ndërkohë, Mediu ka kërkuar gjykim të shkurtuar,t eksa SPAK ende nuk e ka shpallur pretencën për të akuzuarin.

Avokatët e ish-ministrit kanë kërkuar që çështja të pushohet për efekt parashikimi.

Sipas mbrojtjes, klienti i tyre nuk ka asnjë faj për mosveprimin shtetëror ndër vite.

 




Huazuar nga Albeu.com

Artikuj të ngjashëm

Back to top button