Aktualitet dhe Lajme

Bulqizë, lopët “pushtojnë” lagjen e re të qytetit

  Jemi mësuar që në zonat urbane të kemi prani të qenëve endacakë, por në qytetin e Bulqizës ka akoma më shumë. Në këtë periudhë, rrugët e lagjes së re të qytetit të Bulqizës mbushen jo vetëm me qen por edhe me lopë, të cilat ecin në të njëjtën hapsirë me njerëzit apo makinat. Ndryshe nga qentë që mund të jenë agresivë ndaj qytetarëve, prania e lopëve përbën rreziqe të tjera. Qytetarët thonë se ato mund të godasin fëmijët, ose mund të bëhen burim aksidenti pasi kalojnë lirshëm në rrugët e makinave. Qytetarët në Lagjen e Re të qytetit të Bulqizës shprehen se kjo situatë e krijuar është e papranueshme dhe kërkojnë nga pronarët e gjedhëve por edhe institucionet e ligjzbatuese që të merren masa dhe të mos lejohet që qyteti i Bulqizës të kthehet në një zonë rurale.

Ndërsa prania e qenve endacakë vijon të jetë ende problematik ë serioze në qytetin e Bulqizës, pasi shpeshherë fëmijë e të moshuar janë  sulmuar nga ato duke përfunduar në spital.


Huazuar nga MatTv

Back to top button