Aktualitet dhe Lajme

Bulqizë, besimtarët bektashinj therin kurban për nder të festës së Kurban Bajramit

Dhjetra besimtarë bektashinj janë mbledhur këtë të martë në fshatin Koçaj të Fushë Bulqizës për të therur kurban, me rastin e festës së Kurban Bajramit, e cila kremtohet ditën e mërkurë. Besimtarët u grumbulluan pranë teqeve të këtij fshati, ku sipas mundësive ekonomike ata therën kurbanë, mishin e të cilëve e shpërndanë për familjet në nevojë, duke plotësuar një rit të këtij besimi. Pjesmarrësit në këtë ditë të shënuar kishin ardhur nga vende të ndryshme, pasi janë larguar nga zona për një jetë më të mirë. Përveç ndarjes së mishit të kurbanëve sipas rregullave, ata uruan edhe njëri – tjetrin për mbarësi në jetët dhe familjet e tyre.

  Therja e kurbanit është një ritual i përvitshëm në zonat e Bulqizës, ku të gjithë ata që kanë mundësi ekonomike japin nga pasuria e tyre nërpmjet faljes së mishit për familjet në nevojë. Dita e Kurban Bajramit është nesër dhe namazi do të falet në orën 6:00 të mëngjesit.


Huazuar nga MatTv

Back to top button