“Bujtina Arbri” Arras Peshkopi
Bujtina e Vladimir Markut

‘Bujtina Arbri’, ku magjia e natyrës gërshetohet me mikpritjen e ngrohtë të traditës shqiptare dhe përjetimet kthehen në kujtime të papërseritshme.
Në fshatin Arras, 17 km larg nga Rabdishti i Peshkopisë, ndodhet një godinë autentike mbreslënëse, e rikonstruktuar enkas para disa vitesh për tu kthyer në një bujtinë të këndëshme për turistët e huaj dhe vendas.
Ne jemi ‘Bujtina Arbri’, aty ky përjetimet kthehen në kujtime të papërsëritshme
Në fshatin Arras, 17 km larg Rabdishtit të Peshkopisë në një godinë të vjetër, por mbreselenese, pranë lumit Drin, do të gjeni Bujtinën Arbri dhe përfshijnë vende magjike si: lugina e Setës, Kepi i Xhitetit, Shpella e Kloknezhës dhe ujëvara e mrekullueshme e Sopanikes.
Çfarë ofrojmë: Akomodim ne gjashtë dhoma te ndryshme me kapacitet deri ne 25 persona si dhe një restorant tradicional, me atmosferë të ngrohtë. Akomodimi ne Bujtina Arbri ofron rehati maksimale në te githa ambjentet dhe përcjell ndjesinë e të gënit në shtëpine tuaj. Gjate gjithe vitit, bujtina jonë mbushet me familje, individe dhe grupe shoqërorë nga çdo cep i globit.
Aktivitetet qëu ofrohen turistëve janë ndër më tërhegeset për vizitorēt që janë të apasionuar pas turizmit të aventures si Rafting në lumin Drin, kamping, çiklizém deri në Kukës, Tropoje, Shkoder si edhe Mal të Zi
Ushqimi Autentik dhe Tradicional.
Në bujtinën tonë do të gjeni kombiniminet më të shijshme të kuzhinës tradicionale të vendit. Të gjithë të apasionuarit e ushqimit tek ne do te kene mundesine të shijojnë ushqime të freskëta, të sigurta të servirura me një shërbim shembullor. Në valsin e kënagësive të ushqimeve tona premtojme se do të përjetoni shije origjinale të përgatitura me shume kujdes dhe dashuri për ju. Gatimet e freskëta të zonës te cilat shërbehen çdo mëngjes, dreke dhe darke te cilët zgjedhin të shfrytëzojnë ambjentet dhe kushtet e ofruara duke shijuar traditën kulinaretezonës peisazhetpiktoreske ajrin e pastër dhe mikpritjen vendase. Krahas vendodhjes gjeografike qe mundeson një peisazh mahnitës, në bujtine çdo gje është projektuar për të ofruar një pervoje unike për këdo. Bujtina ofron hapēsirë të dedikuar per parkimin e automjeteve si edhe parkim per mikrobusat e kampingut
Ndonëse larg qyteteve të mëdha në bujtinë ofrohet gjithashtu sherbimi internetit wifi per të gjithë ata që duan të jenë gjithmonë të lidhur me të rejat e fundit nga bota e Internetit. Tek ne do të gjeni atmosferën ideale për të kaluar momente pushimi të pakrahasueshme me çmime mjaft të arsyeshme
Guide Turistike të Licencuar & Aktivitete në natyrë. Guida turistike në “Bujtina Arbri” ofron një përvojë mbreselënëse te përbërë prej vendesh të mahnitshme te paprekura, të pazbuluara dhe të paimagjinueshme. Giudat nisin nga Arrasi në drejtim të Lures, Selishtes dhe Korabit.
Guidat turistike të ofruara janë ekskluzive.
Nnjerëzit e koheve moderne jemi krijesat e vetme në histori që përpigemi në mënyrë të vetëdijshme të jetojmë në ekuilibër dhe në harmoni me natyrën. Kështu, arratisja ne zemër të natyrës nuk është një shëtitje e zakonshme larg zhurmave urbane, por një ndryshim thelbësor I ritmit të jetës dhe mjedisit ku trupi dhe shpirti çlodhen, rimbushen me energji dhe motivohen,
Jeta në qytet e rrethuar nga betoni bēhet mjaft e lodhshme nëse nuk shkëputeni here pas here të shijojmë aromën dhe freskinë e pyllit, luleve dhe lumenjve. Per këtë, një bujtine në zemër të natyrës, dhe me natyrën në zemër, do t’ju frymezonte pa mase!
Historiku
“Bujtina Arbri’ u krijua rreth pesë vite më parë, nga ideja e z. Vladimir Marku e cila erdhi nga dëshira e madhe dhe pasioni për të bërë të njohur natyrën dhe traditën e rrënjëve të tij brenda dhe jashtë kufinjve. Ai vendosi te rekonstruktion godinën e dikurshme duke e kthyer në ambjentin mikpritës që ofrohet sot. Çdo shërbim që ofrohet është i frymëzuar nga tradita dhe natyra dibrane.
I licensuar Guide Turistike, z. Marku ka krijuar turet që ofrojnë mundësinë e eksplorimit të natyrës së mrekullueshme të zonës, të cilat ai i drejton vetë. Tashmë ‘Bujtina Arbri’ ofron një përvojë unike e mbresëlënëse ku përfshihet aventura, qetësia dhe ushqimi tradicional i zonës së Dibrës. Numri i vizitorëve që rritet nga viti në vit dëshmon interesin e madh të turistëve për vendin, bujtinën dhe shërbimin e ofruar.
Ne presim me padurim t’ju takojmë në bujtinën tonë! Ju sigurojmë që do të mrekulloheni nga mikpritja e ngrohtë dhe peisazhet piktoreske.
Eksperienca që do të përjetoni do të jetë një kujtim i paharrueshëm dhe do t’ju frymëzojë të riktheheni sërish.
Kontakt : +355 68 650 6061
Na gjeni ne Fb : https://www.facebook.com/Bujtina-Arbri-107580590611479/