Blogerja amerikane: Nuk u ndjeva e sigurtë kur vizitova Shqipërinë, më ngacmonin meshkujt, madje dhe të martuarit
“Burrat! Ndihesha si pre. Edhe burrat që ishin ulur me gratë e tyre thyenin qafën për t’ju ngulur sytë duke ecur në rrugë.’
Udhëtarja amerikane Eve Kovac, 19 vjeçe, tregon për MailOnline Travel për udhëtimin e saj të parë në Evropë – dhe për përvojën e saj të vizitës në Shqipëri, ku “nuk ndihej shumë e sigurt”.
Eve, nga Konektikati, u nis në aventurën e saj të parë vetëm disa muaj pasi mbushi 18 vjeç. Ajo shprehet: ‘Unë u largova nga Amerika për tre muaj vetëm me një çantë shpine. Kisha këtë parandjejë se kishte diçka atje për mua.’
Eve mblodhi 154,000 ndjekës në Instagram, nën emrin e përdoruesit @outdoor.eve , duke dokumentuar aventurat e saj nëpër shtatë vende gjatë udhëtimit të saj.
Ajo thotë për MailOnline se donte t’i dëshmonte vetes se ‘bota nuk është thjesht e madhe, por e sjellshme’.
“Kisha të drejtë”, shtoi ajo. Ndonëse ndonjëherë Shqipëria e linte të ndjehej si nën ‘shënjestër’.
Ajo shton: “Atje kisha dikë që më preku flokët në supermarket dhe disa njerëz më bënë foto Unë mendoj se jam bjonde dhe e shkurtër me sy blu, mund të jem një objektiv.”
Norvegjia ishte një kontrast, pasi ajo ndihej më e sigurt atje.
Ajo thotë: “Norvegjia më tronditi nga sa e sigurt u ndjeva.
“Nuk pati një mirëseardhje të madhe si unë në Itali, por thjesht një ndjenjë e përgjithshme sigurie”.
Italia mori çmimin për të qenë vendi i saj i preferuar evropian për të vizituar.
Eva komenton: “Vendi im i preferuar në Evropë është bregdeti Amalfi në Itali! Aty kam gjetur mikpritje të shkëlqyer, surf dhe punë bujqësore.”
Megjithatë, ishte një histori tjetër përtej detit Jon në Greqi.
Eva thotë: “Në Greqi, hoteli im ishte i infektuar me insekte. Një makth. E zgjidha problemin, fjeta në hamak (tendë që varet në pemë), dhe u largova të nesërmen në mëngjes”.
Pasi ka përfunduar udhëtimet e saj evropiane, ajo thotë se çdo vend i ka mësuar diçka.
Tani, ajo po ofron këshilla sigurie për udhëtarët e mundshëm.
Huazuar nga skaproblem.al