Berisha: Masa e arrestit, vepër e përbashkët e Ramës dhe Ambasadën e SHBA-ve në Tiranë
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se gjatë qëndrimit nën masën “arrest shtëpie” për pothuajse 1 vit, ia arriti t’i krijojë kryeministrit Edi Rama portën e ferrit. I ftuar në emisionin “Open” në News 24, Berisha shprehur një vlerësim për mbështetësit e tij, që për rreth 1 vit e mbështetën në atë që e pagëzoi si ‘Rruga e Shpresës’. Ai shtoi se diplomatët amerikanë bënë një grush shteti brenda shtetit për t’i dhënë të gjitha pushtetet Ramës.
“Përballë kisha Edi Ramën, kisha Surrelin. Ia arrita që t’ia kthej në portë ferri, pasi merrej me dritaren nga mëngjesi në darkë…
Ata që vinin ishin idealistët. Në fillim erdhi Ambasada e SHBA e cila monitoronte atë tubimin e idealistëve, pastaj ishin ata të Qeverisë që fotografonin, që ushtronin presione, por në fund fitoi rruga e Shpresës. Masa e arrestit tim ishte vepër e përbashkët e diplomatëve të Ambasadës së SHBA në Tiranë dhe Edi Ramës”, tha Berisha.