Aktualitet dhe Lajme

“Berisha ka marrë peng partinë”, avokati: I duhet vula e PD për të mbuluar krimet e rënda që ka kryer

Share

Avokati Idajet Beqiri thotë se Sali Berishës i duhet vula e Partisë Demokratike, për të mbuluar krimet e rënda që ka kryer.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Beqiri u shpreh se vendimmarja e gjykatës për t’i dhënë vulën e PD, Berishës, ishte politike dhe jo juridike. Sipas Beqirit, Berisha po mban peng opozitën reale.

“Problemi është që ndaj tij parlamenti është shprehur, duke ia hequr imunitetin, sa i takon masën së sigurisë. Derisa parlamenti ka vendosur që ndaj tij të merret vendimi, edhe masa arrest shëpie dhe arrest me burg, dhe gjykata i dha arrest shtëpie, nga ky moment, imuniteti  itij është i kufizuar. Ai do t’i nënshtrohet kësaj mase sigurie.

Çdo lloj kërkese që ai ka bërë që kjo masë t’i hiqet, duke paraqitur pretendimet e tij, këto janë rrëzuar nga gjykata, janë bërë disa kërkesa, por të gjitha janë rrëzuar. Edhe kjo kërkesë, nuk solli diçka të re, ishte e njëjta, gjykata vendosi t’ia rrëzojë. Çështja e mandatit është e diskutueshme. Jo automatikisht, po nuk shkove e humbet mandatin.

Varet për çfarë shkaqesh nuk shkon, ka një masë sigurimi ndaj tij. Parlamenti nuk diskuton, ai nuk shkon sepse është masë sigurie, ai nuk del dot, jo nuk do që të shkojë. Derisa kjo masë ekziston, për shembull nëse nesër merr pafajësinë, nuk i thua dot që kaloi 6 muaj dhe nuk duhet të shkojë në parlament, ai do të shkojë në parlament.

Ajo është parti që është marrë peng nga Sali Berisha, foltoren e krijoi që të kishte suport politik. Ia mori kryetarllëkun me dhunë Bashës. Ajo procedurë ishte anti ligjore e gjitha. Ma lejon profesioni, të qënurit avokat dhe i njoh çështje ligjore që t’i bëj oponencë vendimit. Oponenca ime është që kemi të bëjmë me vendimmarje politike.

Nga ana juridike, nuk munnd të regjistrohet  foltorja, çdo gjë është bërë jashtë ligjit për partitë politike. Është anti kushtetuese. Ai do ta ketë suport politik, për të thënë që është kreu i opozitës. 21 janari, që ai është vrasës, do të hetohet nga SPAK, do të merret i pandeehur, edhe për Gërdecin, CEZ-DIA, për aktin e rëndë të shkeljes së embargos që shkaktoi viktima në Srebrenicë, Kosovë me trafikun e armëve.

Ai vulën e mban që t’u dalë përpara krimeve për të cilat akuzohet, do të thotë që jam kreu i opozitës dhe vulën e kam si kreu i PD, po hetohet si kreu i opozitës dhe jo për korrupsionin dhe vrasjet që ka bërë. Ai po merr në qafë opozitën reale. Ai po e mban peng dhe po e bën pjesë të vetes së tij, nga opozitë, po e kthen në organizatë kriminale. Ai po kriminalizon atë pjesë që mund të quhej opozitë, aq më keq që SHBA dhe Britania e Madhe që e kanë shpallur non grata, ai me këto veprime, po e çon non gratën te PD e vulës, e cila ka këtë barrë kaq të rëndë në 2025”, theksoi ai./m.j


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button