Lajme nga DibraLajmi i funditPërditshmëriPeshkopiShqipëria
Bashkia Dibër nis turin e dëgjesave publike

Lajm nga Bashkia Dibër Faqja Zyrtare
Nga njësia administrative #Melan, Bashkia Dibër nisi sot turin e dëgjesave publike me komunitetin në kuadër të hartimit të projekt-buxhetit 2022.

Kryetari i bashkisë Dibër z.Shkëlqim Murrja, së bashku me përfaqësuesit e drejtorive kryesore të bashkisë, dëgjuan nga afër shqetësimet dhe kërkesat e banorëve të kësaj njësie.

Infrastruktura rrugore në fshatrat e largëta, kanalizimet e ujërave të zeza, rehabilitimi i kanalit shkarkues të liqenit të Trepçës, ishin disa nga problematikat kryesore të evidentuara nga banorët, për të cilat kryetari Murrja premtoi angazhim maksimal në adresimin e tyre siç duhet vitin e ardhshëm.





