fbpx
Aktualitet dhe Lajme

Basha me shqiptarët në Lombardi: Nuk ka asgjë të pamundur për të realizuar votën e shqiptarëve, por kasta e vjetër politike nuk do ta mundësojë

Share

Basha me shqiptarët në Lombardi: Nuk ka asgjë të pamundur për të realizuar votën e shqiptarëve, por kasta e vjetër politike nuk do ta mundësojë

Nuk ka asgjë të pamundur për të realizuar votën e shqiptarëve jashtë Shqipërisë, për të realizuar votën tuaj këtu ku jetoni, në kushte të plota të integritetit dhe të lehtësisë për ta hedhur këtë votë. Por ka një komplot të kastës së vjetër politike, ka një komplot të atyre që sot e gjithë ditën, e gjithë natën e shohin diasporën shqiptare, emigrantët shqiptarë me vlerat që ju përfaqësoni, me parimet tek të cilat besoni, sepse përmes këtyre parimeve të jeni të qartë përpara, në Itali, Greqi, në Amerikë, në Angli e kudo si një rrezik esencial për lojën e tyre të vjetër. Për ta mbajtur Shqipërinë kështu siç është, madje duke e plakur e duke e pakësuar ditë për ditë, për sa kohë mbahet nën kontrollin e duarve dhe mendjeve të vjetëra politike. Kjo ëshët arsyeja pse më pak se një vit para të katërtave palë zgjedhje që kur premtoi votën e emigrantëve nga kjo sallë, ky kryeministër por jo vetëm ai i druhen zërit tuaj, i druhen vendimit tuaj, i druhen gjykimit tuaj, i druhen votës tuaj. Qëllimi është i qartë, t’ju bëjnë të hiqni dorë nga Shqipëria.


Huazuar nga StartNews.

Back to top button