Aktualitet dhe LajmeLajme nga DibraLajmi i funditPërditshmëriPolitikëShqipëria

Balluku për rrugën e Arbrit: Brenda 17 muajve dorëzojmë tunelin e Murrizit

Share

Zv.kryeministrja njëherazi ministre e Infrastrukturë dhe Energjetikës, Belinda Balluku dha detaje për rrugën e Arbrit ku theksoi se brenda 17 muajve do të dorëzohet tuneli i Murrizit.

Balluku bëri të ditur sot në takimin mbi prezantimin e projekteve strategjike në infrastrukturën e vendit, që u zhvillua sot në Tiranë, ku merrte pjesë edhe kryeministri Edi Rama , se “rruga e Arbrit në nëntor të vitit të kaluar u bë e aksesueshme në një pjesë të saj por mbeten disa pjesë të rëndësishme për tu dorëzuar siç është tuneli i Murrizit”.

“Ky tunel, na ka vendosur para një vështirësie të madhe sa i përket gjeologjisë dhe na është dashur të rishikohet projekti e të shikohej hyrja veriore me 120 metra duke bërë që të shtyhet dhe afati kontraktual i kësaj pjese të veprës së rrugës së Arbrit”, u shpreh ajo.

“Një pjesë e mirë e kilometrave të atij tuneli që nga 3.2 metra i projektuar, sot ka shkuar në 3.8 metra. Si tuneli kryesor, si ai ndihmës vijon me ritme të avashta por konstante por besojmë se brenda 17 muajve do të dorëzohet dhe tuneli i Murrizit. Kontratës së rrugës së Arbrit nuk i është shtuar asnjë qindarkë nga buxheti i shtetit”, tha Balluku./mattv.al/

Back to top button