Balla: U asgjësuan 8 600 bimë kanabisi, dy autorë para drejtësisë
Policia e Shtetit ka vijuar Operacionin Kombëtar “Territor i pastër” në Vaun e Dejës dhe në Kurbin me 8600 bimë kanabis të asgjësuara dhe dy autorë para drejtësisë.
Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ndau në rrjete sociale momente nga aksioni, teksa shkroi se “Policia e Shtetit vijon intensivisht nga toka dhe ajri luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike”.
Ai përgëzoi Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër dhe strukturat në varësi të saj për angazhimin maksimal për goditjen e këtij fenomeni.
“Përgëzime dhe Komisariatit të Policisë Kurbin për goditjet sistematike me hetime proaktive duke identifikuar dhe arrestuar autorët. Mirënjohje pilotëve të Forcave Ajrore të MM për ndihmën shpesh herë me shumë rrezik në finalizimin e operacioneve nga ajri kundër kanabisit në Alpet e qarkut Shkodër”, tha Balla.