Aktualitet dhe Lajme

Ankth në Santorini! Tre tërmete të reja godasin ishullin brenda 10 minutave

Share

Një tjetër tërmet me magnitudë 4.8 ballë të shkallës rihter është regjistruar në orën 22:00 nga rrjeti sizmologjik i Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës.

Epiqendra e tërmetit ndodhet në zonën detare, 20 km. SSE i Arkesinit, Amorgos. Brenda dhjetë minutave u regjistruan edhe dy tërmete të tjera me magnitudë 4.3 ballë të shkallës Rihter.

Pasditen e kësaj të marte ndodhi tërmeti më i fortë që prej ditës së shtunë, kur ka nisur fenomeni, me magnitudë 5 ballë të shkallës Rihter, me epiqendër në jug-jugperëndim të Arkesinit dhe thellësi fokale 13.2 kilometra.

Lëkundjet sizmike ishin të forta, duke bërë që banorët e Amorgos të largoheshin nga shtëpitë e tyre dhe, duke marrë makinat e tyre, të lëviznin drejt maleve dhe pjesëve më malore të ishullit.

Shumë banorë ndodhen në port, duke vazhduar për të tretën ditë të braktisin Santorinin.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button