Aktualitet dhe Lajme

Ambasadori dhe përfaqësuesit e tjerë vizitë në një fermë

Share

  Pas takimit të zhvilluar për prezantimin e projektit “Perspektiva të reja”, ambasadori britanik Alastair King-Smith dhe aktorët e tjerë pjesmarrës zhvilluan një vizitë me fermer të zonës së Dibrës. Këshilltarja e zëvendëskryeministres, Belinda Balluku e cila është njëkohësisht Drejtore e Ekipit Kombëtar të Hartimit të Strategjisë për Specializimin e Inteligjencës në Shqipëri, Linda Pustina, tha se ky program synon t’ju vijë në ndihmë të gjitha grupeve të biznesit për të zhvilluar ekonominë me metoda inovative.

Ndërkohë, fermeri Veip Salkurti, tha se një nga problemet me të cilin përballen fermerët e Dibrës është regjistrimi i tokës.

Kryetari i Bashkisë Dibër, Rahim Spahiu tha se institucioni që ai drejton po bën maksimumin për të ndihmuar të gjitha grupet e biznesit që operojnë në territorin administrative të Dibrës.


Huazuar nga MatTv

Artikuj të ngjashëm

Back to top button