Aktualitet dhe Lajme

Ambasada britanike uron kuqezinjtë: Rekordi për golin më të shpejtë, i vështirë për t’u mposhtur

Share

Ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë ka vlerësuar paraqitjen e Kombëtares Shqiptare të Fotubollit pas përfundimit të rrugëtimit në Kampionatin Europian “Gjermani 2024”.

Edhe pse ata nuk arritën të kualifikoheshin për fazën e dytë, atë të 1/16, kombëtarja shqiptare vendosi rekordin për golin më të shpejtë.

“Bravo të gjithë lojëtarëve shqiptarë për paraqitjet e tyre gjatë Euro 2024. Na vjen keq që nuk do t’ju shohim më në këtë kompeticion, por rekordi i thyer për golin më të shpejtë do të jetë vështirë për t’u mposhtur! Ju lumtë!”, thuhet në mesazhin drejtuar kombëtares shqiptare”shkruhet në mesazhin e ambasadës.

Paraqitja dinjëtoze e kombëtares sonë në “Euro 2024” ka marr vlerësime dhe nga mediat ndërkombëtare duke e vlerësuar si skuadërën surprizë duke vendosur dhe rekorde.

Kuqezinjtë u përballën denjësisht me kundërshtarë të nivelit të lartë si Italia, Kroacia e Spanja dhe luftuan deri në fund për t’u kualifikuar në raundin e 1/16-ave të Kampionatit Europian.

Një pjesë e delegacionit kuqezi, i cili përfaqësoi Shqipërinë në Euro 2024, mbërriti sot në aeroportin e Rinasit.

/a.r


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button