Aktualitet dhe Lajme

Aktori amerikan nuk pranon të puthë kolegët në xhirime: Une jam katolik dhe buzët e mia janë vetëm për gruan time

Share

Aktori Neal McDonough refuzon të marrë pjesë në ndonjë skenë intime në punën e tij të aktrimit, madje refuzon të puthë.

Shumë yje kanë rregulla dhe skena të caktuara që nuk duan t’i xhirojnë ose klauzola në kontratat e tyre me të cilat nuk do të bien dakord.

Aktori amerikan thekson se ai refuzon skenat e puthjeve për shkak të bindjeve të tij fetare.

Unë jam shumë fetar. Unë jam katolik, une e vendos Zotin dhe familjen në radhë të parë dhe veten time në vend të dytë. Kjo është ajo që unë udhëhiqem”, tha ai.

Artisti thotë se është shumë i lumtur me gruan e tij Ruve Mcdonough dhe me të gjithë familjen.

“Unë nuk do të puth asnjë grua tjetër sepse këto buzë janë vetëm për një grua”, tha ai.

Ai pretendon se puthja e një gruaje tjetër në film do të ishte tradhti për të.

Refuzimi për të filmuar skena intime kishte qenë më parë një pengesë për karrierën e tij.

Duke folur për Closer ëeekly, ai kujtoi se ishte shkarkuar nga Scoundrels të ABC për shkak të qëndrimit të tij.

“Isha i befasuar dhe ishte një situatë e tmerrshme për mua. Pas kësaj nuk munda të gjeja punë sepse të gjithe mendonin se isha një fanatik fetar”, tha ai.

McDonough dhe gruaja e tij u takuan për herë të parë në xhirimet e “Band of Brothers” dhe për të ishte dashuri me shikim të parë.

 




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button