Aktualitet dhe Lajme

Aksidentoi për vdekje 40-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet autori në Pogradec

Share

Pasditen e sotme është vënë në pranga 38-vjeçari i cili përplasi dje për vdekje një 40-vjeçar në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”. Ngjarja ndodhi tek vendi i quajtur “Ura e Leshnicës”, ku u gjet edhe trupi i pajetë i 40-vjeçarit.

Policia bën me dije se pas kontrolleve me dron dhe me dylbi i territorit te fshatrave dhe zonave të banuara përreth vendndodhjes se aksidentit u bë e mundur që rreth rreth orës 16:40, të lokalizohej automjeti tip “Volkseagen” i përfshirë në ngjarje.

Gjithashtu u identifikua dhe drejtuesi i automjetit 38-vjeçari me inicialet G. C. i cili u shoqërua në Komisariat për veprat penale ” Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”. Ndërsa automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të informacionin paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, tek vendi i quajtur “Ura e Leshnicës”, u gjet i pajetë shtetasi F. P. 40 vjeç dhe paraprakisht u dyshua për aksident rrugor, grupi hetimor nën drejtimin Prokurorisë vijoi veprimet hetimore për identifikimin e drejtuesit të mjetit, që shkaktoi aksidentin.

Pas një pune intensive të bërë nga Sektori i Policisë Rrugore, që nga mbrëmja e djeshme me këqyrje te kamerave qe ndodheshin ne aksin rrugor Korçë-Pogradec, kontrolle me dron dhe dylbi të territorit te fshatrave dhe zonave të banuara përreth vendndodhjes se aksidentit dhe informacioneve të marra ne rruge operative, u bë e mundur që rreth rreth orës 16:40, të lokalizohej nëpërmjet dronit automjeti tip “Volksëagen” i përfshirë në këtë ngjarje rrugore.

Gjithashtu u identifikua dhe drejtuesi i automjetit shtetasit G. C., 38 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec, Shërbimet e Policisë kapën dhe shoqëruan në Komisariat shtetasin G. C., i cili u arrestua për veprat penale ” Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”. Ndërsa automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button