Aktualitet dhe Lajme

Aksident në Vlorë, makina përmbyset në mes të rrugës, plagoset shoferi

Share

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune në Vlorë ku një automjet është përmbysur në mes të rrugës.

Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Skrofotin, ku për pasojë ka mbetur i lënduar një person. Shoferi i automjetit është dërguar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button