Aktualitet dhe Lajme
Aksident në Maliq, shoferi humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, plagosen dy persona
Rreth orës 20:55, në afërsi të fshatit Rëmbec, një aksident rrugor ka ndodhur kur shtetasi L. Gj., 31 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij.
Si rezultat, automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur.
Në automjet ndodheshin dy persona: drejtuesi, L. Gj., dhe pasagjerja, shtetasja G. H. Të dy ata janë dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Sakaq, grupi hetimor është vënë në punë për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkakun e humbjes së kontrollit mbi automjet.