Aktualitet dhe Lajme
Aksident në Kukës, përplasen 3 automjete, një person niset me urgjencë drejt spitalit
![](https://nediber.com/wp-content/uploads/2024/10/640-0-1728847279xpolicia-naten-aksident-933x445-933x445-840x440-319.png)
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në “Rrugën e Kombit” nga ku mësohet se janë përplasur tre automjete. Bëhet me dije se aksidenti ka ndodhu në vendin e quajtur Gjegjën.
Për shkak të përplasjes një person është dërguar me urgjencë në spitalin e Kukësit. Gjithashtu bëhet me dije se qarkullimi në këtë segment është ndërprerë, duke devijuar lëvizjen në rrugë dytësore