Aktualitet dhe Lajme

Aksident në Fier, makina përplas motorin, humb jetën 50-vjeçari

Share

Në orët e para të ditës së sotme rreth orës 02:00, në aksin rrugor “Fier-Seman”, ka ndodhur një aksident e për pasojë, ka humbur jetën një 50-vjeçar.

Rreth orës 02:00, në aksin rrugor “Fier-Seman”, dyshohet se shtetasi A. G., 22-vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin K. S., rreth 50-vjeç.

Si pasojë e përplasjes, shtetasi K. S. ka humbur jetën në vendngjarje.

Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e drejtuesit të automjetit, shtetasit A. G., i cili është larguar nga vendi i aksidentit, me këmbë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button