fbpx
Aktualitet dhe Lajme

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnje, të lënduarit dërgohen me urgjencë në spital

Share

Ditën e sotme, një aksident midis dy mjeteve u regjistrua në autostradën Rrogozhinë-Lushnje, pranë mbikalimit të fshatit Zhamë.

Një mjet tip Volkswagen, i marrë me qira, në të cilin udhëtonin dy turistë polakë kanë goditur nga pas një automjet top Renault.

Si pasojë e goditjes kanë mbetur të plagosur dy turistët dhe drejtuesi i mjetit dhe që të tre janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes.

Aktualisht, të lënduarit janë nën kujdesin e mjekëve dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Si rezultat i përplasjes janë krijuar radhë të gjata.

Grupi hetimor në vendngjarje po dokumenton ngjarjen. Nga të dhënat paraprake mendohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë, me të cilën lëviznin shtetasit polakë dhe lagështia në rrugë.

Lagështia në rrugë dhe pakujdesia e drejtuesve, ka shkaktuar dhe dy aksidente të tjera një në hyrjen jugore të Lushnjes dhe një në unazën e re të qytetit, aksidente të cilat fatmirësisht kanë kaluar vetëm me dëme materiale.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button