Aktualitet dhe Lajme

Ahmetaj: Pse Rama ndryshe flet për mua dhe ndryshe për Ilir Beqajn

Share

Arben Ahmetaj, Ish-Zëvendëskryeministri i Edi Ramës, ka treguar në një rrëfim ekskluziv për “Çim Peka Live” se Rama ndryshe flet për të dhe ndryshe për Ilir Beqajn.

Gjatë bisedës me moderatorin Peka, Arben Ahmetaj u shpreh se ai ka lënë letra për sterilizimin, por ato janë zhdukur, ashtu si dhe disa dokumenta të tjera të cilat Rama e Dumani i kanë zhdukur tashmë.

Biseda në studio:
Peka: Ndryshe nga intervista e parë, sot paske ardhë me shumë letra.
Ahmetaj: Sa letra ka. Altin Dumani vjen dhe sjell arrestimin pas tre muajsh. A di çfarë tha në korrupsion, kur e ka pyetur një i opozitës, më dinjitoz ai, jurist që e pyet; çfarë nxitimi ke ti që e sjell arrestin. Se na prish provat, ka thënë Dumani. Tani, unë po të numëroj sjelljen me standard totalisht ndryshe. Rasti Beqaj. Normale, në gjendje të lirë. Rasti Mediu, normale, padrejtësi e madhe ndaj tij, në gjendje të lirë. Rasti Veliaj, është në krye të detyrës, vazhdon paguan inceneratorin, 5D në anën tjetër, nuk i prish provat Erioni, unë i prishja, që nuk isha asgjë. Rasti Olta Xhaçka, normale, rasti i Krifcës, normale, rasti i Plarent Ndrecës, normale. Nuk duhet të ketë arrestim, nuk duhet të ketë, smund të trajtohen si në mesjetë. Rasti Beqajt. Si ka mundësi që e arrestojnë Beqaj, 6 muaj pasi pseudoprovat u deklaruan nëpër media. Pse duhej arrestuar, pse. Teatër i Edi Ramës, ta arrestojmë për këtë gjënë e vogël, ta mbyllin gojën këta. Teatër komplet. Kam lënë letra unë për sterilizimin, le ti zhdukë, siç kanë zhdukur një letër të EcoParku, por nuk e dinë që ekziston diku. Duhet ta dinë që ajo letër ekziston diku.
Peka: Keni lënë letër për sterilizimin…
Ahmetaj: Po, në nëntor dhe dhjetor 2018, le ti zhdukin, ti fshehin, aty janë dhe ato letra janë të gjitha në një kuti.
Peka: Çfarë letre keni lënë për sterilizimin…
Ahmetaj: Që është shkatërrues, dhe ti vendoset tavan. Por nuk ka rëndësi kjo. Po i kthehem standardit të dyfishtë. Po pyes qytetarëve shqiptarë, unë përmenda të gjithë këto emra, të më falin, kanë prezumim pafajësie tek unë, të gjithë që kam përmendur. Çfarë isha unë? Unë mund të jem përfolur për lloj-lloj gjërash. Por unë për lidhje me krimin, e di gjithë Shqipëria, gjithë bota që unë nuk kam pasur lidhje. Ka pasur një njeri, Sali Berisha që më ka goditur pa të drejtë, tërë kohës. Një gjë e ka thënë publikisht, ky njeri të paktën nuk e akuzon dot për lidhje me krimin. Pse duhej të sillte urdhër-arresti, të kënaqte bosin të shkojë në të s’ëmës. Cila ishte arsyeja, statistikë, guxon e mburret me emrin tim dhe pastaj thotë, e kanë personale. Ej djalë, të lutem foli mendjes, nuk është kjo reforma në drejtësi. Ti jo vetëm që po shkatërron reformën, se bashku me Ramën, ti po përmbys demokracinë. Sepse ditën që drejtësia bie pre e presionit politik dhe kthehet në polici politike, dëmi që i shkakton demorkacisë është fondamental dhe po ju them, kapja e drejtësisë, o zot larg qoftë, fton dhunë. I them si qytetar tani dhe si njeri që kam kontribuar në atë vend që ti thërrasë mendjes.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button